“Ku je Fllojd ?”, Khabib provokon Mejuedhërin

Kampioni i peshave të lehta i UFC-së, Khabib Nurmagomedov, i ka bërë një tjetër thirrje boksierit amerikan Fllojd Mejuedhër. Rusi ka postuar një video në rrjetin social “Instagram”, ku shikohet Fllojd teksa hyn në një kafaz si ato të UFC-së. Në mbishkrimin e videos shkruhet: Fllojd ku je?

Përfaqësuesit e të dy palëve po bisedojnë mbi duelin midis të dyve, por mediet ruse bëjnë të ditur se Khabib kërkon të luftojë në ring si boksier dhe në një datë më të vonshme në kafazin e UFC-së ndaj amerikanit, i cili përgjatë më shumë se dy dekadave ka shkruar historinë në sportin e boksit me 50 fitore dhe asnjë humbje ose barazim.

https://www.instagram.com/p/BprkX1KhsCR/?utm_source=ig_web_copy_link

Ndërkohë, kanë qënë të shumtë zërat kundër duelit midis të Mejuedhër dhe Khabib duke e konsideruar si një “show” të pakuptimtë që hedh balt mbi vlerat e boksit dhe arteve marciale të kombinuara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *