Kthimi në kombëtare, Bufon mund të heqë dorë

0

Xhixhi Bufon po tundohet nga ideja e rinovimit me Juventusin, po ashtu mund të kthehet në kombëtare, edhe pse pas eliminimit të hidhur nga Suedia në play-off për Kupën e Botës deklaroi se e mbylli aty, për t’u hapur rrugën të rinjve.

Megjithatë, miqësorja me Anglinë muajin e ardhshëm dhe kthimi në Wembley pas triumfit ndaj Totenhemit nuk është më aq i sigurt sa dukej. Portieri veteran mund të refuzojë grumbullimin, sipas Sky Sport, që shkruan se kapiteni i Italisë dhe Juventusit nuk i kë pëlqyer fjalët e trajnerit të përkohshëm Di Biaxhio: “Kam folur me Xhixhin, doja të kuptoja nëse dëshiron realisht ta lërë kombëtaren, sepse për mendimin tim nuk është e drejtë që një lojtar kaq i rëndësishëm të largohet pas ndeshjes së hidhur me Suedinë”.

Fjalë që nuk i kanë pëlqyer Bufonit, i cili nuk dëshiron të jetë pjesë e kombëtares vetëm për ndonjë miqësore, sa për ta mbyllur me nder. Nga ana tjetër, Bufon e ka kuptuar se njerëzit nuk do ta mbështetin, nëse vazhdon të luajë me kombëtaren, pasi do të duket si një refuzim për të hapur rrugën për rinovimin total.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.