Kthim me vonesë, Interi gjobit Ikardin me shifër të frikshme

Interi ka gjobitur kapitenin e vet Mauro Ikardi, për shkak se sulmuesi është kthyer me vonesë nga Argjentina, për të rinisur stërvitjen në prag të pjesës së dytë të sezonit.

Arsyeja e vonesës ishte anulimi i fluturimit të kthimit në Itali dhe Ikardi i kishte lajmëruar drejtuesit, por kjo nuk e ka shmangur gjobën, sipas rregullores.

Nuk ka njoftim nga Interi për shifrën e saktë, por sipas Sky Sport gjoba është 100.000 euro, për të dhënë mesazhin se të gjithë janë të barabartë, ndërkohë që Ikardi është stërvitur normalisht ditën e sotme.

Gjithsesi, në mediat në Itali kanë raportuar për nervozizëm mes klubit dhe sulmuesit të vet, aq më shumë që bashkëshortja e tij, Uanda Nara, ka postuar një mesazh enigmatik: “Në përgjithësi i pranoj pa probleme llafet e të gjithëve dhe pa probleme i harroj”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *