Kthejeni antentën nga Nikaragua/ Federata jep lajmin e papritur, Bermudez: Në Europë po na kërkojnë të drejtat televizive

0

Jeta pa futboll rezultoi e vështirë. Kjo u pa jo vetëm në Europë por edhe në Amerikë atje ku kanë nisur të vendosin skedina për parashikimin e motit. Përtej humorit, fundjavat pa ndeshjet e futbollit janë bërë të mërzitëshme për këdo. Fifa ende nuk e ka dhënë fjalën e fundit teksa këto ditë jemi përballë paradokseve. Belgjika rebele mbylli kampionatin duke parë më të rendësishme shëndetin e aktorëve të futbollit. Ndërkohë Bjellorusia dhe Nikaragua sfidojnë fatin duke mos e parë virusin Covid-19 si rrezik e duke lejuar vazhdimin e kampionatit. Të gjendur në këto kushte televizonet e Europës kanë kthyer vëmendjen nga dy shtetet ku futbolli ende “ekziston.

Mund t’ju duket e çuditëshme por Bjellorusia e Nikaragua kanë tashmë në tavolinë një kontratë për të drejtat televizive të kampionatit të tyre.  Deri te Bjellorusia mund të duket e pranueshme duke qenë se ndodhet në Europë, por të shkohet deri në Amerikën Qendrore?! Kjo nuk i ka druajtur aspak disa nga televizionet europiane të shfaqin interesin e tyre. Lajmi konfirmohet nga sekretari i Përgjithshëm i Federatës së Futbollit në Nikaragua, Jose Maria Bermudez.

“Ne jemi në bisedime me disa transmetues evropianë, por nuk e di nëse do të përfundojnë këto marrëveshje. Ne me siguri do të vazhdojmë të luajmë, nuk ka asnjë lloj alarmi shëndetësor ose kufizime në karantinë”- ka thënë zyrtari i Federatës./Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.