Kthehet Reali, triumf pa yjet

0

Reali i Madridit kthehet ai i zakonshmi, sepse sot në Eibar ka fituar 4-1 dhe ka rigjetur shkëlqimin edhe në aspektin e lojës.

Mungonin Ronaldo, Bejl e Morata, por u kthye Benzema. Francezi kisha shënuar vetëm një gol që prej muajit dhjetor, por sot shënoi në minutën e 13-të, dyfishoi në të 24-tën dhe dha edhe një asist për golin e tretë, shënuar nga Hames Rodrigez në minutën e 28-të.

Gjithçka e thjeshtë, sepse në pjesën e dytë vazhdoi dominimi dhe Marko Asensio në të 59-tën gjeti golin e katërt.

Aq mjaftoi, sepse reali uli ritmin, duke i lënë pak hapësirë për frymëmarrje Eibarit, që në minutën e 71-të gjeti golin e nderit me Ruben Penjan.

EIBAR – REAL MADRID        1-4

0-1, 13′: Benzema, 0-2, 24′: Benzema, 0-3, 28′: James, 0-4, 59′: Marco Asensio, 1-4, 71′: Rubén Peña

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here