Kthehet Mavraj, triumf ndaj ish-skuadrës

0

Mërgim Mavraj është kthyer në formë të plotë fizike dhe sot ka rimarrë vendin në formacionin titullar te Hamburgu, që luante një ndeshje mjaft delikate kundër ish-klubit të Mavrajt, Këlnit.

Hamburgu luan për mbijetesë dhe Mavraj shtrëngoi dhëmbët, edhe pse nuk është ende në 100%, duke u detyruar të mungonte edhe në ndeshjen e kombëtares.

Në fund fitoi 2-1 Hamburgu, që e shënoi golin vendimtar në shtesë, duke marrë 3 pikë të arta, që ndryshojnë totalisht renditjen, sepse tashmë skuadra veriore ka kaluar disa skuadra njëherësh dhe është ngjitur në vendin e 13-të, vetëm 4 pikë larg Shalkes së vendit të nëntë, sa për të krijuar një ide rreth ngjeshjes së jashtëzakonshme në renditjen e Bundesligës.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here