Kthehet braziliani Lukas Kanixha

0

Elton Nika

Flamurtari ka rikthyer në ekip mesfushorin brazilianin, Lukas Kanixha, i cili ka qenë në vendin e tij gjatë kësaj kohe. Futbollisti është rikthyer në Vlorë dhe është pjesë e skuadrës, por mund të luajë me fanellën kuqezi sezonin e ardhshëm, sepse nuk është i federuar. Mesfushori brazilian nuk është përfshirë në listën e skuadrës gjatë muajit janar. Ai nënshkroi vjet një kontratë trevjeçare me Flamurtarin ka edhe dy vite të tjera kontratë, ndërkohë që ka kryer edhe seancën e parë stërvitore, pas rikthimit nga Brazili. Në fakt, mosaktivizimi i tij me Flamurtarin lidhet me një dëmtim të tij, çka bëri që klubi vlonjat të mos e përfshinte në listën e ekipit gjatë këtij sezoni. Drejtuesit e Flamurtarit i bëjnë llogaritë me trajnerin Shpëtim Duro në stol, të bindur në faktin se nuk do të bien një kategori më poshtë. Ata janë duke menduar edhe për skuadrën e sezonit të ardhshëm dhe braziliani Kanixha, i cili cilësohet një element mjaft cilësor, gjatë kësaj kohe të do të shihet me kujdes nga trajneri kryeqytetas. Mesfushori mund të jetë një nga afrimet e para të skuadrës vlonjate për sezonin e ardhshëm.

Në fakt, prej mbërritjes te Flamurtari, ku erdhi në të njëjtën kohë me Danilo Alveshin, Kanixha u cilësua si një nga lojtarët  më cilësorë të ardhur nga kampionati brazilian. Në disa ndeshje ai shfaqi vlera, por në disa të tjera nuk u ngrit në pritshmëritë që kishin në Vlorë. Për këtë sezon lojtari pati disa probleme dëmtimi dhe deri tani ka qenë në vendin e tij, ku qëllimi ishte rikuperimi i tij. Tashmë mesfushori është rikthyer në Vlorë dhe për faktin që mbetet në kontratë me Flamurtarin edhe për dy sezone. Ai do të jetë vetëm në stërvitje dhe gjendja e tij do të shihet me vëmendje gjatë kësaj periudhe nga trajneri Duro dhe stafi i tij. Në Vlorë besojnë shumë te mesfushori dhe rikthimi i tij do të thotë shumë. Megjithatë, periudha deri në fund të kampionatit do të jetë shumë e rëndësishme për mesfushorin brazilian.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here