“Kta nuk kanë besuar te ne, një ditë kthehemi prapë”/ Festa e Korabit, mundin Dinamon dhe vendi i parë

Korabi ka marrë një fitore të rëndësishme në ditën e sotme, duke mundur Dinamon me rezultatin 1-0. Asgjë nuk po shkon mirë te këta të fundit që pavarësisht historisë dhe dëshirës së madhe për t’u ngjitur në elitën e Shqipërisë, duket se fillimisht duhet të sigurojnë mbijetesën në Kategorinë e Parë.

Ndërkohë Korabi pas fitores së sotme gjendet në vendin e parë, me 13 pikë. Megjithatë ka ende rrugë për të bërë pasi Kastrioti ndodhet vetëm një pikë më pak dhe skuadrat e tjera janë shumë afër. Ndërkohë te Korabi mund të festojnë dhe të shijojnë suksesin e momentit. Sipas një video të publikuar së fundmi, dallohet skuadra që në autobus këndon një këngë që e përçon mesazhin dhe jo aq e rastësishme e zgjedhur: “Këta nuk kanë besuar te neve, por një ditë do të kthehemi prapë”. /Sport Ekspres/