Ksavi dhe Nejmar, gati për Deportivon

0

Ksavi Hernandez dhe Nejmar pritet të jenë në dispozicion për ndeshjen e radhës të Barcelonës kundër Deportivo La Korunjas të dielën, në kuadër të La Ligës. Mesfushori është stërvitur në mënyrë të rregullt me pjesën tjetër të ekipit dhe nuk ka më probleme fizike. Edhe braziliani është rikuperuar nga një dëmtim që pësoi në sfidën e fundjavës së shkuar kundër Atletiko Madridit dhe pritet të rikthehet në skuadër për duelin e ardhshëm, pasi nuk u ftua në ndeshjen e kthimit kundër Elçes, në Kupën e Mbretit. Rikthimi i dy yjeve të Barcelonës do të jenë mbështetje e madhe për trajnerin Luis Enrike, i cili ka nevojë për futbollistët më të mirë në këtë periudhë, kur vazhdon të jetë nën presion të madh.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.