“Kryqëzohet” Hysaj, “Nuk është për ekip që pretendon titullin”

0

Elseid Hysaj ka përfunduar në shënjestrën e mediave italiane pas ndeshjes me Romën. I vendosur në krahun e majt ët mbrojtjes, shkodrani ka marrë një vlerësim negativ nga “Il Mattino”. Nota 4.5 për paraqitjen e mbrëmshme.

“Përjeton një mbrëmje horror, me përgjumje të pabesueshme te rasti i golit që prodhoi avantazhin e verdhekuqve: topi i kalon pranë dhe nuk ndërhyn. Për fat të keq, ai nuk ishte momenti i vetëm ku gaboi në këtë ndeshje”, shkruan e përditshmja italiane.

Edhe gazetari i “La Repubblica”, Antonio Korbo, në emisionin “Marte Sport Live” nuk është kursyer për Hysajn në analizën e bërë për ndeshjen Napoli-Roma. “Elseid Hysaj nuk është mbrojtës për ekip që pretendon titullin. Nuk është Juventusi arsyeja pse shqiptari luan, apo pse Napoli nuk bleu një zëvendës për të”, ka thënë mes të tjerash Korbo.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.