Kryevepra nga 40 metra është rekordi, 36-vjeçari Pandev meriton duartrokitje

Genoa ka dalë me një pikë nga transferta me Leccen, që ka përfunduar me shifrat 2-2. Një nga protagonistët kryesorë të këtij takimi ka qenë Goran Pandev. Megjithëse 36 vjeç, futbollisti maqedonas ende nuk e ka humbur sensin e golit, teksa këtë herë ka vendosur rekord për këtë sezon. Pandev ka përfituar nga gabimi i portierit kundërshtar dhe ka goditur me mjeshtëri një top nga 39.7 metra, që është ndalur më pas në rrjetë.

Por përveç këtij supergoli, lojtari i Genoas ka qenë shumë aktiv për ekipin e tij, teksa ka fituar edhe penalltinë, që më pas Crisito do e shndërronte në gol. Fatkeqësisht kjo ndeshje nuk u mbyll në mënyrën që ai do të dëshironte, teksa kryesori i takimit i tregon kartonin e dytë të verdhë në harkun kohor të 4 minutave. Kështu Pandev detyrohet që në minutën e 77 të dalë nga fusha e lojës dhe të lërë ekipin e tij me 9 lojtarë, pasi më parë ishte ndëshkuar me të kuq edhe Agudelo./Sport Ekspres/