Kryevepër e Tiranës, titulli kthehet në kryeqytet

0

Tirana në basketboll për meshkuj është shpallur sot kampione e Shqipërisë.

Bardheblutë rikthejnë trofeun pas 5 vitesh në Tiranë, duke thyer në finale Vllazninë e frikshme, që dominonte prej 3 vitesh basketbollin shqiptar.

Dominim absolut i Tiranës në këto finale, sepse seria u mbyll 3-0, me fitore të pastra të bardhebluve.

Sot, në një atmosferë të jashtëzakonshme nga tifozeria e zjarrtë e Tiranës, erdhi fitorja e titullit, 87-80, me një kryesim të pandalshëm deri në fund.

Superiore Tirana, me Shima, Grifin e Hysenagolli që zhvilluan një ndeshje të madhe, ndërsa Vllaznia u mundua shumë, por në periodën e katërt shkëputja e Tiranës u bë shumë e madhe, me përpjekje të kota të shkodranëve për tripikësha.

Kupë, Superkupë e tani titull: sezon ëndrrash për Tiranën e basketbollit!

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image