Kryesfida mes Kukësit dhe Tiranës në “Air Albania”, këta janë gjyqtarët e përballjes

Kukësi do të përballet ndaj Tiranës në takimin e vlefshëm për javën e 23 të Superiores. Kjo është ndeshja më e rëndësishme, pasi bëhet fjalë për një përballje mes dy ekipeve që janë në luftë për vendin e parë.

Ndërkohë si arbitër kryesor në këtë ndeshje do të jetë Eldorian Hamiti. Më herët ka gjykuar edhe ndeshjen e Kukësit ndaj Partizanit, nëse flasim për përballjet e nxehta dhe të nivelit të lartë, por edhe Tiranën në transfertën e zhvilluar ndaj Vllaznisë. Ndërkohë si ndihmës do të ketë Rejdi Avdon dhe Ridiger Çokajn. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *