Kryeministri Rama viziton “Arenën Kombëtare”, “thumbon” Juventusin në videon nga kantieri

0

Kryeministri  i Shqipërisë Edi Rama, ka qenë sot i pranishëm në kantierin e stadiumit “Arena Kombëtare”. Në llogarinë e tij në Instagram, Rama ka shpërndarë disa vite ku duket gjendja aktuale e punimeve në kantier.

Në një prej videove, kryeministri tregon nga afër edhe pjesën e hyrjes kryesore të stadiumit, ku është  vendosur fasada e vjetër e stadiumit “Qemal Stafa”, një detaj interesant, që të na kujtojë “shtëpinë”e dikurshme të kombëtares shqiptare.

Shiriti i inaugurimit për “Arenën Kombëtare” do të pritet në fund të pranverës dhe me shumë gjasa ndeshje e parë zyrtare në këtë impiant do të jetë ajo ndaj Moldavisë më datë 11 qershor.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.