Kryeministri Rama i premton Gjicit investim për stadiumin

Kryeministri i vendit Edi Rama ka qenë ditën e djeshme i pranishëm në Kukës, ku ka takuar disa nga drejtuesit në qytetin verilindor dhe ka diskutuar në lidhje me projektet që mund të vihen në jetë në këtë vend.

Së bashku me Ramën ka qenë dhe presidenti Safet Gjici, i cili njihet për angazhimet e tij politike.

Në një postim në faqen e tij në “Facebook”, presidenti i Kukësit, ka treguar se kryeministri i vendit i kishte premtuar atij se do të investojë për rikonstruksionin e stadiumit të Kukësit. Dihet që terreni i stadiumit të Kukësit është një nga më të konsumuarit në vend dhe mund të konsiderohet një jam i mirë ky për kuksianët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *