Krutanët në Bullgari, konfirmohet miqësorja e parë

0

Kastrioti fillimisht u zhvendos në Pukë, aty ku trajneri Elvis Plori i ka dhënë ekipit të tij ngarkesën e duhur fizike, ndërkohë që tani fokusi do të jetë te harmonizimi i veprimeve në grup dhe kjo arrihet përmes ndeshjeve miqësore. Për këtë drejtuesit kanë menduar të zhvendosen drejt Bullgarisë.

Krutanët do të stacionohen në Pravets, një qytezë që ndodhet rreth 60 kilometra larg Sofjes. Aty Plori me lojtarët e tij do kenë mundësinë të stërviten të qetë, pasi bëhet fjalë për një zonë me një popullsi që shkon në 4500 banorë. Vetë pozicioni gjeografik ku ndodhet kjo qytezë, pranë maleve, ofron kushtet e duhura klimaterike për të punuar normalisht.

Ndërkohë është konfirmuar edhe ndeshje e parë miqësore, që do të zhvillohet kundër skuadrës qipriote të AEL Limasol. Ky takim do të zhvillohet të shtunën e 28 korrikut prej orës 18:00. Më 24 korrik krutanët zhvendosen drejt Bullgarisë, sikurse edhe njoftohet nga ana e klubit.

Fazës përgatitore në Pukë po i vjen fundi, dhe prej datës 24 korrik, etapa e dytë e fazës përgatitore do të zhvendoset…

Gepostet von KS Kastrioti am Sonntag, 22. Juli 2018

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.