Kruja: Shkëmbi na ka folur shumë, klubi ka ide të qarta

Mesfushori Arsid Kruja ka arritur të gjejë veten te skuadra e Teutës. Shkodrani kaloi kohë të vështira, pasi nuk po arrinte të gjente stabilitet në karrierën e tij, një qetësi që e gjeti te durrasakët. Në një prononcim për “Sport Ekspres”, lojtari flet për momentin që po kalon.

“Kemi zhvilluar një fazë përgatitore të mirë. Trajneri ka punuar shumë dhe na ka folur pafund. Ohri ndikoi për mirë. Jam i lumtur te Teuta, pasi kam gjetur veten dhe shpresoj të ndihmoj skuadrën time për të arritur objektivat”, – tregon Kruja.

Ai flet dhe për afrimet e reja në skuadër. “Janë afruar futbollistë të rinj me të ardhme, por dhe lojtarë me eksperiencë si Bicaj, Osmani dhe Hidi. Të tre do të na ndihmojnë shumë. Jam i sigurt se kjo ndërthyrje do të ndihmojë shumë ekipin”, – shprehet ai.

Kruja flet dhe për dy shkodranët e tjerë të skuadrës. “Vecaj është shkodrani i tretë që vjen këtu. Ai na bashkohet mua dhe Hakajt. Nuk ka diferencime të tilla, pasi të gjithë i kam miq të mirë në skuadër”, – u shpreh ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *