“Krosin e largoi Rumenige, ai kërkonte 10 mln euro”

Stefan Rajnarc, ish-futbollist dhe mik i mesfushorit Toni Kros, ka zbuluar arsyen kryesore pse kampioni i botës në vitin 2014 befasoi duke u larguar nga Bajerni. Sot 27-vjeçari luan te Real Madridi, ku është bërë një lojtar i pazëvendësueshëm. Sipas tij, Kros kërkoi 10 mln euro në vit, po aq sa paga neto që kishte Mario Gëce (sot te Dortmundi). Problemi ishte Karl-Hainc Rumenige, drejtuesi ekzekutiv i Bajernit. Përgjigjja e tij ka qenë: “Jo, sepse ti nuk je lojtar i klasit botëror”. “Guardiola provoi gjithçka, gati sa nuk u çmend, kur mori vesh lajmin, por ishte e pamundur prej krenarisë së Rumeniges”, – ka shtuar Rajnarc.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *