“Kros, Nojer dhe Myler ose janë naivë ose intrigues”

Në Gjermani prej muajsh ka polemika sa i përket Mesut Ozil. Në fillim e akuzuan si përgjegjës për paraqitjen e dobët në Kupën e Botës, më pas diskutimet për një foto me Erdogan dhe më pas për deklaratat e njëpasnjëshme. Me pak fjalë, shumë zhurmë për një çështje që nuk duhet të kishte martë kaq shumë vëmendje, edhe për të mirë të të gjitha palëve.

Duket se kjo luftë në distancë nuk ka fund, kjo për faktin e këtë radhë ishte menaxheri i Ozil i cili ka reaguar, duke sulmuar disa nga lojtarët e Kombëtares gjermane, në lidhje me deklaratat e tyre sa i përket çështjes së Ozil.

Erkut Sogyt tregon se si i ka kuptuar deklaratat e lojtarëve të sipërpërmendur pasi klienti i tij kishte marrë vendimin për të lënë Kombëtaren e Gjermanisë: “ Nojer në mënyrë indirekte tha se Ozil nuk e ka mbajtur me krenari fanellën e Gjermanisë. Myler nuk e kupton fare se çfarë po ndodh. Kros, duhet të jetë më i qartë me fjalën ‘marrëzi’. Ata janë ose naivë ose intrigues”.

Po ashtu menaxheri i turko-gjermanit e ka mbrojtur me forcë edhe veprimin e lojtarit të tij për të pozuar me Taip Erdogan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *