Kroos: Ja roli im te Reali

0

Toni Kros te Reali i Madridit po përjeton një eksperiencë të cilën do ta mbajë mend gjatë. Mesfushori gjerman është shumë i kënaqur me paraqitjet e tij gjatë kësaj periudhe, por më tepër është i kënaqur me pozicionin e tij në fushë. 25-vjeçari te Reali aktivizohet në rolin e mesfushorit me tipare mbrojtëse, një pozicion ky që i pëlqen së tepërmi futbollistit të përfaqësueses së “panterave”. Edhe te Bajerni, Kros gjatë shumicës së kohës aktivizohej në të njëjtin pozicion, por nuk ishte aq vendimtar sa te Reali. Duke luajtur në rolin e mesfushorit përpara mbrojtjes 25-vjeçari në vetëm pak kohë është shndërruar në një futbollist thelbësor për skemat e Karlo Ançelotit, një fakt ky që e lumturon tej mase Krosin. “Këtu te Reali na duhet të luajmë me tre mesfushorë dhe unë jam lojtari që kam më shumë detyra mbrojtëse. Kam luajtur në një rol të tillë që nga fillimi i sezonit dhe ndihem shumë mirë në atë pozicion të fushës. Natyrisht që trajneri më bën të ditur se si duhet të sillem unë në një pozicion të tillë, por aktivizimi im në këtë rol gjatë gjithë kohës ka të bëjë me faktin se jam përshtatur mirë si mesfushor përpara mbrojtjes. Unë jam i kënaqur me pozicionin tim në fushë dhe me mënyrën sesi po shkojnë gjërat. Detyra ime nuk është të sulmoj por të mbroj pasi për të sulmuar kemi në skuadër të tjerë futbollistë, prandaj edhe tifozët nuk duhet të presin që unë të shënoj në vazhdimësi.” Te Reali Kros mbërriti nga një skuadër si Bajerni i Mynihut, por pavarësisht kësaj mesfushori gjerman vazhdon ta përsërisë se “Los Blancos” janë klubi më i madh në botë. “Kudo që ti shkon, njerëzit janë pas teje pasi dëshirojnë të shikojnë Realin e Madridit. Ndodheshin në Dubai në një vend të largët në distancë gjeografike, por fansat ishin sërish pranë nesh. Reali është një klub që ndiqet në të gjithë botën dhe ky fakt tregon më së miri për madhështinë e tij. Klubi në të shkuarën ka fituar shumë tituj dhe ka pasur në përbërje lojtarë të një niveli shumë të lartë. Unë nuk kam asnjë dyshim, aktualisht bëj pjesë në skuadrën më të madhe të botës.”

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image