Kroatët bëjnë shqiponjën, Tuci e Mehmetllari në finale

0

Një ditë më parë Sokol Cikalleshi dhe Azdren Llullaku siguruan kalimin në finalet  e Kupës në Turqi dhe Rumani, ndërkohë që sot janë dy lojtarë të rinj shqiptarë që kanë festuar në Kroaci. Indrit Tuci dhe Arbër Mehmetllari i janë gëzuar fitores me Lokomotivën e Zagrebit U19.

Ata kanë mposhtur 3-1 Bjelovar, skuadër që kishte surprizuar Dinamon e Zagrebit. Me Lokomotivën ishte tjetër melodi dhe ishin këta të fundit që kaluan në finalen e Kupës së Kroacisë për të rinj. Në takimin e sotëm vetëm Tuci e nisi si titullar.

Trekuartisti, i cili në janar la Akademinë e Futbollit për t’u transferuar në Kroaci, ishte protagonist në golin e parë të skuadrës së tij, teksa dha pasimin vendimtar që i kthye në gol. Tuci luajti gjatë gjithë ndeshjes, kurse  Mehmetllari u hodh në fushë rreth minutës së 55-të. Në dhomat e zhveshjes, nuk ka munguar as festa me shqiponjë. E bukura është se janë dy lojtarë kroatë që e kanë bërë atë.

Paraqitjet e dy lojtarëve të Shqipërisë U20 kanë qenë mjaft të mira këtë sezon dhe sigurisht dëshira është kalimi në ekipin e parë të Lokomotivës, aty ku momentalisht luajnë Myrto Uzuni dhe Lirim Kastrati. Klubi kroat ka në përbërje edhe Jon Mersinajn dhe Enis Çokajn, futbollistë këta të huazuar te Laçi.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.