Kroacia ruan “armët”, 9 titullarë në stol sot

Kroacia është kualifikuar para kohe dhe praktikisht ka siguruar edhe vendin e parë, sepse duket e pamundur që të humbasë me shumë gola diferencë sot ndaj Islandës.

Për këtë arsye, sot trajneri Zllatko Daliç do të lërë pushim deri në 9 lojtarë nga formacioni titullar.

“jutarnji.hr” raporton se kundër Islandës do të konfirmohen në fushë vetëm Perishiç e Modriç, ndërsa gjithë të tjerët do të ulen në stol, në krahasim me formacionin e ndeshjes së shkuar kundër Argjentinës.

Nuk është një skuadër e dobët, përkundrazi, sepse me lojtarë si Çorluka, Jedvaj, Badelj, Kovaçiç, Pjaca e Kramariç, shanset për një fitore ekzistojnë gjithnjë, por natyrisht kaq shumë ndryshime janë të favorshme për Islandën, që duhet të fitojë me rezultat të njëjtë me Argjentinën, për të shkuar në turin e dytë.

Formacionet e mundshme

Kroacia: L. Kalini?, Pivari?, ?aleta-Car, ?orluka, Jedvaj, Badelj, Modri?, Periši?, Kova?i?, Pjaca, Kramaric

Islanda: Halldorsson, Magnusson, R. Sigurdsson, Arnason, Saevarsson, Hallfredsson, Bjarnason, G. Sigurdsson, Gunnarsson, J. Gudmundsson, Finnbogason

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *