Kroacia në ankth, disa titullarë janë të dëmtuar

Tre ndeshje rresht me shtesa, për më shumë në distancë 4-ditore nga njëra-tjetra, natyrisht që peshojnë shumë në këmbët e Kroacisë.

Pas ditën e djeshme në stërvitjen e zhvilluar në Moskë mungonin 5 titullarë: Subashiç, Lovren, Vërsaljko, Striniç e Perishiç.

Problemi kryesor është Perishiç, i cili ka një problem muskulor dhe dje ishte në spital për kontrolle mjekësore. Nga Federata Kroate thonë se nuk është asgjë serioze, por finalja është nesër dhe qartësisht koha nuk punon në favor të kroatëve.

Për të tjerët situata është disi më e qetë, sepse Subashiç dhe Lovren kanë marrë goditje të forta, por nuk duhet të mungojnë në finale, ndërsa Striniç e Vërsaljko janë lënë pushim për shkak të lodhjes së tepërt, duke qenë ndër lojtarët që janë sforcuar me shumë deri tani, pasi kanë pasur edhe dëmtime të lehta gjatë Botërorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *