Kroacia, Modriç: I trishtuar, por krenar

Luka Modriç fitoi “Topin e Artë” të turneut në Rusi, ndërsa për atë të vërtetin duhet të presë edhe një vit. Kroacia e tij humbi finalen e Kupës së Botës përballë Francës dhe natyrisht që rezultati i ndeshjes në Luzhniki e zhgënjeu kapitenin.

“Jam i trishtuar sepse humbëm, por në anën tjetër jam krenar për atë që arritëm të bënim në Rusi. Nuk është e lehtë ta pranosh humbjen. Duhet të presim që emocionet e një ndeshje kaq të rëndësishme të ulen. Ishim ekipi më i mirë në fushë, në pjesën më të madhe të ndeshjes, por na mposhtën me gola të pafatë. Francezët festuan, por ne jeni krenarë”, tha Modriç.

Ylli i Realit të Madridit u largua me kokën lart nga finalja në Moskë: “Dhamë zemrën në fushën e lojës. Dhamë gjithçka që kishim, madje edhe më tepër. Për fat të keq humbëm dhe nuk arritëm ta fitonim trofeun, por realizuam diçka që do të mbahet mënd gjatë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *