Kroacia humbet një titullar, Anglia në ankth për Henderson

Kroacia nuk do të ketë në dispozicion mbrojtësin e djathtë Shime Vërsaljko për sfidën gjysmëfinale në Kupën e Botës, kundër Anglisë.

Mbrojtësi, i cili ka luajtur 39 ndeshje me kombëtaren, doli duke çaluar në minutën e 97-të të sfidës çerekfinale kundër Rusisë, për shkak të një dëmtimi në gju.

Sot Marca shkruan se mbrojtësi nuk do të jetë as në stol për sfidën kundër Anglisë dhe është një problem madhor për Zllatko Daliçin, sepse Vërsaljko ka qenë titullar në çdo ndeshje këtë Botëror. Kjo do të thotë që Domagoj Vida mund të spostohet në krah dhe të futet në qendër Vedran Çorluka.

Sfida kundër Rusisë i ka krijuar shumë probleme Kroacisë, sepse disa lojtarë patën dëmtime të lehta dhe në fund edhe portieri Danijel Subashiç u pa duke çaluar.

Ndërkaq, Anglia është në ankth për mesfushorin e rëndësishëm Xhordan Henderson, i cili pësoi një dëmtim në sfidën kundër Suedisë, ku u zëvendësua në minutën e 85-të, por gjithsesi mund të riaftësohet në kohë për Kroacinë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *