Krizë totale financiare dhe llucë, ç’ndodh në të Parën!

0

Te Burreli kanë bojkotuar, tek Egnatia po ashtu. Ndodhi edhe te Tomori këtë javë. Te Vllaznia nuk dihet kur është marrë paga e fundit. Të gjithë këto klube financohen nga bashkitë dhe të gjithë të thonë se vonesat janë për shkaqe procedurash.

Por kujt i intereson dhe çfarë mund t’u kërkosh futbollistëve, që gjysmën e pagës që marrin e lënë rrugëve. Për t’u ushqyer si profesionistë as që bëhet fjalë. Hartën e klubeve në të Parën me probleme financiare e zgjeron Iliria e Fushë-Krujës. Së fundmi edhe te skuadra e drejtuar nga Fatmir Sala ka pasur probleme.

Te Lushnja, edhe nëse nuk do të ketë probleme financiare, ekziston një problem tjetër që ka të bëjë me kushtet ku ekipi stërvitet. Tani që po hyjmë në dimër, ditë më të vështira do të ketë për ekipin e drejtuar nga Ilir Gjyla.

Aneksi pranë stadiumet është amortizuar prej vitesh dhe ekipi stërvitet aty mes baltës. Shpesh është punuar edhe në stadium, çka e dëmton tapetin. Ende asnjë zgjidhje nga Bashkia e Lushnjës, që në fakt tregohet shpesh bujare me fondet që akordon dhe që shkojnë në 300-400 milionë lekë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.