Krizë sulmuesish, në Gjermani nuk ka emra

0

Duke marrë parasysh sidomos ndeshjen e fundit të kombëtares gjermane në Evropian, skuadra kampione bote vuan veçanërisht për një sulmues pykë. “Na duhet të ‘prodhojmë’ të tillë”, – tha legjenda Oliver Kahn pas humbjes me Francën. Tomas Myler ishte hija e vetvetes gjatë turneut, teksa Mario Gomez u dëmtua në ndeshjen me Italinë. Me largimin e Miroslav Klozes, praktikisht Gjermania nuk ka asnjë sulmues pykë të klasit botëror. Gomez nuk cilësohet lojtar titullar, por nevoja për një 9-sh të pastër shpesh detyron trajnerin Joakim Lëv të luajë me të. Kështu, mediat gjermane kanë nisur me analizat e tyre se kush duhet të udhëheqë ofensivën gjermane para Botërorit të Rusisë. Alternativa ka plot, por jo cilësore. Ata janë Maks Kruze i Volfsburgut, Davi Zelke i Laipcigut, Daniel Ginçzek i Shtutgartit, Julian Shiber i Hertës së Berlinit, Pierr-Mishel Lazoga i Hamburgut, Nils Petersen i Fraiburgut dhe Sandro Vagner i Hofenhaimit (ish i Bajernit të Mynihut). Me një fjalë, emra aspak premtues.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here