Krizë në horizont, Dibala nuk i jep dorën Alegrit

0

Mauro Dibala nuk duket aspak i kënaqur me trajtimin që po i bëhet nga trajneri Maks Alegri, edhe pse realisht duket një pakënaqësi pa kuptim. Sot talenti argjentinas luajti sërish titullar te Juventusi dhe u zëvendësua nga Pjaca në minutën e 77-të, vendim që i pëlqeu aspak.

Për këtë arsye, duke ndalë nga fusha Dibala nuk ia dha dorën fare trajnerit, edhe pse Alegri i kishte zgjatur dorën.

Alegri pas ndeshjes u mundua të ulte tensionin, që në fakt është i dukshëm: “Dibala polemik? Ishte i zemëruar, më mirë kështu. Është normale që të nxehet me trajnerin, sepse një lojtar si ai dëshiron të luajë gjithmonë. Përkundrazi, unë uroj që të zemërohet edhe më shumë në të ardhmen, nuk ka asnjë problem”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.