Kriza zikaltër dhe qetësia kuqezi, si mbërrijnë dy skuadrat

0

Sërish edhe njëherë Inter-Milan do të jetë një derbi i ndryshëm dhe me një vëmendje që do të shkojë përtej klasifikimit të reduktuar të milanezëve. Me qindra tv të pranishme në stadium dhe thuajse 1 miliardë njerëz në ndjekje live të kësaj përballjeje. Nje kornizë që do “bekojë” dervbin e parë të tërin “made in China” në historinë e futbollit Italian. Sugjestionimi i një pronësie të dyfishtë orientale dhe një të ardhmeje që tifozët shpresojnë të jetë e shndritshme, duke kaluar vështirësitë që për shumë arsye të dyja skuadrat po përjetojnë. Ajo që do të ndodhë sot në drekë do të jetë jetë një ndeshje me pasion, por jo aq sa pasioni me të cilin këto dy klube “kapen” në distancë në verë kur nisin të projektojnë skuadrën për sezonin e ardhshëm.

ZIKALTËRIT – Interi vjen në këtë derbi me shumë problem, të ardhura në pak ditë, gjatë të cilave ka hedhur poshtë punën dhe mundin e katër muajve. Në vetëm gjashtë ditë ka pësuar dy humbje të pashpjegueshme ndaj Sampdorias dhe Krotones. Dhe në këtë stuhi Interi ka vijuar vetëdëmtimin me deklaratat kritike të Auzilios në drejtim të skuadrës, duke mos e quajtur atë madje të denjë për Serinë A.

KUQEZINJTË – Milani, nga ana tjetër, vjen në një moment të mirë dhe ndeshja e shtëpisë me Palermon i ka lejuar Montelës që të marrë 3 pikë, të kalojë zikaltërit në renditje dhe të rekuperojë disa të dëmtuar. Closing tashmë ka përfunduar dhe ajo që pritet është se çfarë do të bëjë pronësia e re kineze e Milanit me merkaton këtë verë. Avantazhi i Milanit lind nga një paradoks. Klubi është një vit pas në krahasim me projektin e pronarëve të rinj, por në një vit që dukej i përfunduar keq, u arrit të diskutohej dhe diskutohet vendi në Europa League, përmes lojtsarëve të rinj që Montela aktivizoi. Të vish në derbi përpara Interit në klasifikim nuk ishte e mundur disa javë më parë. Por, tani, jo vetëm që është, por Milani mund të marrë edhe vendin e fundit të mbetur për Europa League-n.

 Formacionet e mundshme

Inter (4-2-3-1)

Handanoviç

D’Ambrozio, Medel, Miranda, Ansaldi

Galjardini, Kondogbia

Kandreva, Banega, Perisiç

Ikardi

Milan (4-3-3)

Donaruma

Kalabria, Zapata, Romanjoli, De Shiljo

Kucka, Soza, Mati Fernandez

Suso, Baka, Deulofeu

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image