Kriza te Monako, rikthehet pas në kohë dhe kujton vitet e lavdishme

0

Skuadra e Monakos po bën një sezon për t’u harruar. Klubi i “Principatës” është jashtë çdo objektivi dhe synim kanë vetëm mbijetesën këtë sezon, për të provuar sërish në sezonin e ardhshëm. Kjo Monako duket shumë larg nga vitet e lavdishme, ku fanellën bardhëkuqe e mbanin emra si Henri dhe David Trezege.

Asaj kohe, sponsor kryesor ishte kompania sportive “Kappa”, një logo në fanellë që kujton vitet e lavdishme. Duke filluar nga sezoni i ardhshëm, kjo kompani do të jetë sërish sponsor kryesor i skuadrës franceze. Kontrata me kompaninë “Nike” skadon në fund të sezonit dhe “Kappa” do të jetë sponsori i ri, por nuk dihet ende sa do të përfitojë në sezon Monako nga kjo marrëveshje e re.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.