Kriza në Gjirokastër, tifozët thirrje Tavos: President reago, largo servilët!

Kanë reaguar mjaft ashpër tifozët e Luftëtarit, teksa në faqen ”Shqiponjat BLUZI 2011” kanë kërkuar nga presidenti Grigor Tavo që të reagojë pas asaj humbje të turpshme në Letoni, por në anën tjetër kanë kërkuar hapur që të largohet dhe Vangjel Çavos, i cili akuzohet si një nga personat që e kanë çuar skuadrën deri këtu. Përgjegjësitë për performancën e dobët të Luftëtarit në Europë, tifozët ia adresojnë merkatos së dobët dhe kërkohet që të ketë më shumë respekt për lojtarët që e çuan skuadrën e Gjirokastrës në këtë këto nivele dhe që sot nuk po trajtohen ashtu siç duhet.

“Z.Grigor Tavo! Ne si tifozë ju kemi mbështetur që në hapin e parë tuaj, kur morët drejtimin e ekipit tonë.

Ju jemi mirënjohës për çfarë keni bërë për ne, për ekipin për qytetin, por kështu nuk mund të vazhdojmë dot më.

Kërkojmë largimin e menjëhershëm të Vangjel Çavos dhe servilëve që të kanë rrethuar. Dilni në një komunikatë zyrtare dhe sqaroni publikun, pasi çdo lajm për ekipin po e dëgjojmë nëpër gazeta dhe rrugë. Si mund të heqësh lojtarin më të mirë?

Pse? Për kapriçot e grekëve dhe by***ave që të kanë rrethuar?

Pse nuk doli kush të kërkojë falje për gjithë atë teatër dhe humbje të papranueshme për ekipin tonë?

Kompjuterat që bënit matje gjatë stërvitjes para ndeshjes me Ventspils pse nuk i përdorët me prapa? Merrini dhe futja në b**th servilëve. Dhe e fundit

Mos ju hani hakun çunave që ju ngjitën në Europë Rucit, Lamçes, Xheksonit për këta anonimë që të solli drejtori nga Kategoria e Katërt e Greqisë”, përfundon postimi i faqes së tifozëve të Luftëtarit “Shqiponjat BLUZI 2011”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *