Kriza e Volfsburgut, trajneri zgjat 4 ndeshje

0

Andris Jonker nuk është më trajner i Volfsburgut, pasi është pushuar nga puna, së bashku me gjithë stafin e tij. Vetëm 4 ndeshje kohë i dha Volfsburgu në sezonin e ri, që shpjegon me një komunikatë për mediat: “Nuk ishte një vendim i lehtë, por pas konsultimeve të brendshme, arritëm në përfundimit se duhet të rinisim gjithçka nga e para”.

Jonker, 54 vjeç, e mori drejtimin e Volfsburgut në shkurt, ndërsa më parë kishte drejtuar akademinë e Arsenalit. Jonker ia doli të evitonte rënien nga Bundesliga pas ndeshjeve shtesë, por sezoni i ri ka nisur po aq keq, me vetëm një fitore në 4 ndeshje dhe një lojë që nuk ishte përmirësuar nga sezoni i shkuar, pavarësisht ndryshimeve të mëdha në verë.

Vendin e Jonkerit e merr Martin Shmidt, me zviceranin që ka firmosur deri në qershor 2019 dhe pas sukseseve me Maincin, klub të cilin e çoi për herë të parë në histori në Europa League, tashmë synimi është ringritja e Volfsburgut.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here