Kriza e Tiranës, dilema e madhe e Refik Halilit

Refik Halili ka besuar shumë se ky sezon do të ishte ndryshe për Tiranën e tij. U ruajt pjesa më e madhe e grupit dhe u bë merkato. Çdo pozicion i dubluar dhe vështirësi për të zgjedhur se kush do të luajë nga minuta e parë.

Lojtarë të rëndësishëm shpesh përfundojnë edhe në tribunë, por rezultatet nuk flasin në favor të bardhebluve. Kur janë luajtur tetë ndeshje Tirana ka vetëm 8 pikë, çka tregon krizën e tyre. Humbja e fundit me Laçin ka ngritur pikëpyetje të mëdha.

Ze Maria turfullonte pas ndeshjes, ndërkohë që presidenti Halili nuk di çfarë të bëjë: ta largojë apo të vazhdojë me brazilianin. Pas humbjes së derbit, trajneri i Tiranës ia bëri të qartë numrit një të klubit se kërkon të qëndrojë prej egos dhe dëshirës për t’i bindur të gjithë.

Nuk ia ka arritur deri më tani, por gjithçka është në dorë të presidentit Halili. Takimi në pushim me ish-trajnerin e Laçit, Besnik Prengën, ka bërë që të ketë fjalë për një bashkëpunim, por në ato momente Tirana nuk po humbiste dhe as kreu i klubit bardheblu nuk po kërkonte trajner.

Pas humbjes e ardhmja e Ze Marias është dilema më e madhe e Halilit. I duhet të ndajë mendjen sa më shpejt…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *