Kriza e re në Vlorë, Danilo Alvesh kundër Duros!

0

Shpëtim Duro kritikoi dje sulmuesin brazilian Danilo Alvesh, pasi sipas trajnerit Alvesh bëri shumë gabime, në zotërim dhe pasim topi. Në fakt, ndoshta trajneri kishte të drejtë, por gaboi që evidentoi në televizion një lojtar dhe për të disatën herë e kritikoi për lojën e vet, diçka që duhet bërë në dhomat e zhveshjes, jo duke biseduar me gazetarët, edhe pse Duro e bën këtë për shkak se pret më shumë nga një lojtar mjaft i rëndësishëm në skuadër dhe kërkon t’i marrë maksimumin.

Tani edhe Danilo Alvesh nuk ka duruar më dhe ka shfryrë nervat në Facebook, me një postim plot mllef dhe që i vë flakën ambientit në Vlorë, që dukej i qetë deri ndeshjen e djeshme.

Danilo pranon se nuk ka marrëdhënie të mira me trajnerin, por refuzon të etiketohet si fajtori për mungesën e fitores.

“Ne mund ta kishim fituar ndeshjen dje, por për fat të keq morëm një barazim në shtëpi. Edhe një herë tjetër trajneri me fajëson mua. Mendoj se ai duhet të pranojë gabimet e tij si trajner, disa lojtarë luajnë jashtë pozicionit. Skuadra nuk mund te shkëmbeje pozicionet midis mbrojtjes dhe mesfushës për të hedhur topin ne sulm. Mund të them që bëra mjaft gabime dje, por isha i vetmi lojtar që të shumten e kohës e vendosi topin në tokë për ta mbajtur atë, të pasoja dhe të bëja diçka në fushë.

Trajneri nuk më ka qejf mua, ashtu siç nuk e kam unë atë. Ne duhet të bëjmë më të mirën për Flamurtarin, kështu që është e thjeshtë, le të futë një lojtar tjetër në lojë në vendin tim.

Nuk është faji im për çdo gjë që shkon keq. Skuadra ka 11 lojtarë dhe secili lojtar duhet të marrë përgjegjësitë e tij, veçanërisht trajneri.

Jam lodhur, sepse është gjithmonë i njëjti avaz “Danilo Alvesh është problemi”, “Nuk jam i lumtur me Danilo Alvesh”. Nëse nuk je i lumtur, atëherë fut një lojtar tjetër, ose më prish kontratën dhe trajneri të vazhdojë me skuadrën që dëshiron të ketë në dispozicion.

Dua ta mbyll me kaq dhe të lë përgjigjen time këtu, sepse pas çdo rezultati negativ trajneri flet keq për mua në shtyp“.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.