Kriza e Milanit, klubi vendos për Montelën!

Stoli i Vinçenco Montelës lëkundet, por nuk rrëzohet. Pas ndeshjes së humbur ndaj Romës (e treta në këtë kampionat pas Lacios dhe Sampdorias), trajneri kuqezi nuk është në rrezik dhe Fasone e Mirabeli, dy drejtuesit e “Djallit”, kanë biseduar edhe me trajnerin, teksa i kanë shprehur besimin e plotë për të vijuar përpara.

Mirabeli, për “Sky”, përpara ndeshjes, tha se “nuk dua më të shoh një sjellje si ndaj Lacios dhe Sampdorias, por trajnerin e kemi të mirë po aq sa Ançeloti, për të cilin kam respekt”. E megjithatë, Milani vazhdon të vuajë dhe pret që skuadra të formohet në tërësi, pasi për momentin janë vetëm një grup individësh bashkë…

Montela pas ndeshjes:

“Luajtëm ashtu si doja, nuk jam i shqetësuar për renditjen, sepse klubet e mëdha rikuperojnë. Na mungoi fati, megjithatë jemi në rrugën e duhur. Vjet e mbyllëm 20 pikë larg Romës, sot luajtëm si të barabartë”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *