Kriza e Gareth Bejl, Shyster e thotë troç: Solari po e provokon

Ish-trajneri i Real Madrid ka komentuar situatën problematike të Gareth Bejl te “Los Blancos”. Në një intervistë për “Onca Cero”, trajneri gjerman është i mendimit se uellsiani ka të drejtë të ndihet i keqtrajtuar, pasi trajneri Santiago Solari po i bën një trajtim i padrejtë.

https://twitter.com/Malky18751/status/1100161018183995392

Uellsiani shënoi penalltinë që i dha tri pikët Realit në takimin e fundjavës kundër Levantes, por nuk pranoi të festonte me shokët e ekipit. Mëngjarashi nuk po kalon një moment të mirë te Reali, pasi Santiago Solari preferon të vendos titullar brazilianin Vinisjus dhe spanjollin Lukas Vaskez para tij.

“Nëse ti çon në nxehje Bejlin, Asension dhe Valverden, atëherë duhet që medoemos të aktivizosh të parin Bejlin. Kur fut dikë tjetër në këtë situatë, atëherë kemi të bëjmë me një provokim dhe e kuptoj plotësisht zemërimin e tij. Kjo gjë ndodhi në ndeshen kundër Levantes”, tha Shyster.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *