Kritikoi Trampin, Maradona nuk lejohet të hyjë në Amerikë

Demokracia më e madhe në botë, e quajnë, por natyrisht Amerika ka të drejtë të bëjë gjithçka, pak rëndësi ka nëse është e drejtë apo e gabuar. Nëse i besojmë avokatit të Diego Maradonës, autoritet amerikane nuk i kanë dhënë vizë hyrëse ish-yllit argjentinas të futbollit. Pibe de Oro e kishte cilësuar ditët e fundit presidentin amerikan Donald Tramp një “chirolita”, që do të thotë buratin.

Për pasojë, trajneri aktual i Al Fuxhairah nuk është lejuar të futet në Amerikë, duke paguar fjalët e thëna në kanalin televiziv “TeleSur”. Nuk është hera e parë që Maradonës i mohohet viza, edhe pse në Amerikë e presin për një gjyq hapur nga ish-gruaja e tij Klaudia Vilafane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *