Kritikat për Baren dolën huq! Hafizi i druhet afrimeve të reja: Nuk e di si luan Seferi me Selahin

Kombëtarja dhe lista që publikohet nga ana e trajnerit gjithmonë ngjall diskutime. Kur në të ka emra të zakonshëm, nisin menjëherë kritikat: “Ku i keni të rinjtë? Kombëtarja do rinovuar”. Por kur këta të fundit vijnë te Shqipëria, ka sërish polemika për lojtarët e lënë jashtë.

Ish-trajneri i Kombëtares, Astrit Hafizi, sheh me të njëjtën druajtje edhe dy afrimet e reja. Bëhet fjalë për Taulant Seferin dhe Lindon Selahin. I njëjti arsyetim ishte edhe për Keidi Baren në takimet ndaj Francës dhe Islandës, por faktiksht, rezultoi si lojtari më i mirë i Shqipërisë në këto përballje. I ftuar në “Zona Gol”, Hafizi është shprehur:

“Nuk e di saktësisht Kombëtaren. Nëse është për rinovim, jam dakort për këto emra. Por, a është për kualifikim? Dua të di se kujt i shërbehet. I shërbehet Katarit, apo Euro 2020? Përshembull, janë marrë disa emra si Selahi dhe Seferi, që unë nuk e di sesi luajnë dhe nuk i kemi parë”, shprehet Hafizi. /Sport Ekspres/