Kritikat ndaj yjeve, Reali pushon nga puna trajnerin!

Një punonjës i klubit nuk ka të drejtë të shprehë mendime kritike, por vetëm lëvdata. Kjo duket se është politika e Real Madridit, që nuk i ka pranuar kritikat e trajnerit të Real Juvenil B (ekipi B i të rinjve), Alvaro Benito, drejtuar disa prej lojtarëve kryesorë të Los Blancos.

I ftuar në Radio Cadena Ser për të komentuar humbjen e Realit në El Clasico në kupë, ish-futbollisti i Realit komentoi ndër të tjera: “Vinicius na ka befasuar të gjithëve, është një blerje e bekuar. Është i ri, por prish ekuilibrat e sulmit dhe prish ekuilibrat e mbrojtjeve kundërshtare. Problemi është se të tjerët janë shumë larg nivelit të tij.

“Kasemiro nuk meriton të luajë asnjë minutë, Kros po ashtu. Ramos pati faj te goli i parë, duke mos reaguar në një top që ishte i tij. Edhe te goli i dytë gaboi rëndë”.

Kaq mjaftoi që Reali ta pushojë nga puna trajnerin që aktualisht ishte i dyti në kampionat. Vendin e tij e merr legjendari Raul, i cili po ngjit pak nga pak shkallët e hierarkisë të trajnerëve te Reali.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *