Kritikat e Astrit Hafizit: Çfarë ishte duke menduar Strakosha? Do qeshin me Manajn

Astrit Hafizi e ka kritikuar Thomas Strakoshën pas gabimit të bërë në të vetmin gol të pësuar, kur Shqipëria u ndëshkua në minutën e fundit ndaj Turqisë. Tërësisht e pamerituar erdhi edhe humbja 1-0, kur portieri kuqezi doli para kohe dhe la portën e boshatisur.

Gjithashtu kritika të mëdha pati edhe për Rei Manajn, sidomos kur gaboi me portën e boshatisur pas pasimit të Roshit: “Këtë moment e fusin dhe e shohim te ato videot për të qeshur kur lojtarët humbin me portën bosh. Unë dua të di se çfarë ishte duke menduar Strakosha në atë dalje që bëri? A mungoi komunikimi? A nuk foli fare me Ismajlin? Se ai nuk ishte një gabim personal, që i shpëtoi topi nga duart Strakoshës”, ka thënë Hafizi. /Sport Ekspres/