Kritika të mëdha nga Peter Crouch: Shaqiri ka mungesë disipline, ua bënte jetën më të vështirë

Kritika të mëdha kanë ardhur nga Peter Crouch sa i përket Xherdan Shaqirit. Të dy kanë luajtur së bashku te Stoke City. Teksa e vlerëson për aftësitë që sulmuesi i Zvicrës zotëron, Crouch shprehet se tek Shaqiri ka një mungesë disipline të dukshme.

“Shaqiri është një nga më të mirët me të cilët kam luajtur ndonjëherë, por me një mungesë disipline shumë taktike. Njerëzit do ankoheshin pavarësisht se Shaqiri ka shënuar gola dhe asiste. Për 85 minuta në fundjavë ua bënte jetën të gjithëve më të vështirë pastaj ai transferimi te Liverpuli ishte e paimagjinueshme, me Klopin që është i ashpër dhe nuk toleron”, tha Crouch. /Sport Ekspres/