Kritika të ashpra nga yjet e Polonisë: Fusha jonë qesharake, shihje njerëz që rrëshkisnin

Polonia ka arritur të fitojë në mbrëmjen e djeshme ndaj Sllovenië me rezultatin 3-2. Ashtu siç ishte bërë edhe ditur kohë më parë, një problem të madh ka në fushën e Polonisë.

Tapeti i ri nuk është ngjitur ende mirë me tokën dhe po shkakton shumë probleme. Lojtarët e Kombëtares ishin ankuar që në stërvitje, para ndeshjes me Slloveninë, që atje nuk mund të luhej. Por duke mos patur një tjetër zgjedhje, ndeshja u luajt pikërisht në atë stadium. Pavarësisht fitores, kritikat nuk mund të mungonin nga vetë lojtarët e Polonisë.

“Ne kemi një stadium të bukur dhe është turp që të luash në një fushë të tilla. Është e vështirë të luash dhe të godasësh topin nga 30 metram sepse këmba të rrëshket. Unë shpresoj se diçka do të bëhet së shpejti”, ka thënë Krychoëiak.

Nga ana tjetër, akoma më shumë kritikë ka bërë portieri i Juventusit: “Të luaje në atë fushë ishte një art më vete. Jo vetëm topi, por kishe figura që rrëshkisnin. Ishte qesharake për dy apo tre ndeshje, por nuk mund të luash futboll këtu”, ka thënë Szczesny. /Sport Ekspres/