Kriteret bëhen sërish problem, Federeta s’bën lëshime për stadiumin e Kukësit

0

Klubi i Kukësit i bëri një kërkesë FSHF-së për ta luajtur ndeshjen e kthimit ndaj Apolonisë në stadiumin Zeqir Ymeri, ku Kukësi nuk luan që prej fundit të sezonit të kaluar. Megjithatë, kjo kërkesë e klubit nuk është pranuar nga ana e federatës, që përsëri ka vënë gishtin te mospërmbushja e kritereve të impiantit.

Në reagimin e bërë nga faqja zyrtare e klubit në “Facebook”, klubi sqaron se takimi i së mërkurës do të zhvillohet në orën 13:00 në kompleksin sportiv “Internacional” , kompleks ky ku Kukësi zhvillon stërvitjen prej disa vitesh.

POSTIMI I KLUBIT TË KUKËSIT

Për të kaluar në fazën çerekfinale, Kukësit do i duhet të përmbysë fitoren 2 – 1 që Apolonia regjistroi në takimin e parë të zhvilluar në Fier.

Ndeshja e kthimit mes FK Kukësit dhe KF Apolonisë, takim i vlefshëm për 1/8 e Kupës së Shqipërisë, do të zhvillohet ditën e mërkurë ora 13:30 tek kompleksi sportiv “Internacional”, në Pezë Helmes.

Me gjithë dëshirën e madhe të presidentit Safet Gjici për zhvillimin e ndeshjes në stadiumin “Zeqir Ymeri”, kërkesa e Klubit tonë nuk u pranua nga Federata Shqiptare e Futbollit pasi, sipas institucionit më të lartë të Futbollit Shqiptar, stadiumi i Kukësit nuk plotëson kushtet dhe aktualisht po punohet për studimin e fizibilitetit.

Pas marrjes së kësaj përgjigje, drejtuesit e Klubit vendosën që kjo ndeshje të realizohet në kompleksin sportiv “Internacional” dhe hyrja do të jetë pa pagesë për tifozët“.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.