Kristiano Ronaldo dëgjon telefonatën e Realit të Madridit, por në fillim duhet “Championsi” me Juventusin

Në Spanjë janë duke vazhduar ende thashethemet që e lidhin Kristiano Ronaldon me Realin e Madridit. Këta të fundit dëshirojnë që sulmuesi portugez të rikthehet me fanellën madrilene, por sigurisht që është shumë e vështirë për të ndodhur.

Por “Corriere dello Sport” raporton se rikthimi nuk është i pamundur. Ronaldo ka kontratë deri në vitin 2022, ndërsa Juventusi planifikon që kthimi ekonomik të jetë brenda tre vitesh nga blerja e tij, pra në fundin e sezonit 2020/21.

Ronaldo ka ëndërr fillimisht që të fitojë “Champions Leaguen” me fanellën e Juventusit dhe të marrë sërish Topin e Artë. Nëse kjo do të ndodhte, atëherë do të rriteshin gjasat për një largim të tij drejt Realit të Madridit. /Sport Ekspres/