Kristiano, Mesi dhe Nejmar në garë për një çmim

Fifa ka zyrtarizuar tre kandidatët finalistë për çmimin simbolik “Lojtari më i mirë i vitit” dhe nuk ka asnjë të fshehtë sa i përket emrave. Lionel Mesi, Kristiano Ronaldo dhe Nejmar janë tre finalistët që do të garojnë për kurorën e më të mirit në botë, çmim që ka arritur në vitin e dytë dhe si një kundërpeshë e Fifas për çmimin që jepet nga “France Football”, “Topi i Artë”. Lista e finalistëve është bërë me dije të premten në Londër. Fituesi i edicionit të parë të këtij çmimi ka qenë Kristiano Ronaldo. Portugezi është favoriti numër një dhe për çmimin e këtij vitit që do të jepet në tetor, kjo falë sukseseve të jashtëzakonshme me Realin e Madridit në kampionatin spanjoll dhe në Ligën e Kampioneve.

Trajneri më i mirë – FIFA ka zyrtarizuar dhe trajnerët kandidatë për çmimin “Trajneri më i mirë i vitit”. Dy prej tyre janë finalistët e Ligës së Kampioneve, Zinedin Zidan dhe Masimiliano Alegri. Treshja kandidate plotësohet me trajnerin e Çelsit, Antonio Konte, i cili fitoi titullin në Premier në vitin e parë nën drejtimin e londinezëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *