“Kristiano, Kristiano!” portugezët “mirëpresin” Barcelonën

0

 

Tifozët e Sportingut të Lisbonës i kanë ofruar një pritje të veçantë Barcelonës kur autobusi i klubit spanjoll ka mbërritur në stadiumin “Zhoze Alvalade”.

Një grupim i tifozëve të Sportingut kanë pritur autobusin e katalanasve me thirrjet “Kristiano, Kristiano!”. Ata kanë thumbuar Lionel Mesin, rivalin e përjetshëm të Kristiano Ronaldos.

Kjo është hera e dytë që Leo Mesi vjen të luajë në këtë stadium. Në vitin 2008 Barça fitonte 5-2 përballë Sportingut ku argjentinasi shënoi një nga golat e spanjollëve.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here