Panuçi feston ditëlindjen, e urojnë edhe Milani e Roma

Trajneri i kombëtares shqiptare, Kristian Panuçi mbush sot 45 vjeç, një ditë e veçantë, që e gjen në stolin e Shqipërisë, kulmi i karrierës si trajner.

Ndërkaq, si futbollist Panuçi ka prekur majat, duke luajtur me disa nga klubet më të mëdhenj në Europë. Për këtë arsye, Milani e Roma i kanë bërë urime nëpërmjet kanaleve zyrtare, duke mos harruar kontributin e një futbollisti që në vitet ’90-2000 ishte ndër më të mirët në Itali.

Edhe Federata Shqiptare e Futbollit i ka bërë urime trajnerit kuqezi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *