Kristi Vangjeli: Barazimi me Flamurtarin na ka djegur, pikët me ekipet e vogla na duhen për në fund

0

Kristi Vangjeli dhe Tirana duket se nuk e ka harruar ende atë barazim të marrë me Flamurtarin në minutat e fundit. Ekipi vlonjat po përjeton një nga situatat më të rënda në vitet e fundit, duke mbajtur vendin e fundit me 2 pikë.

Thjeshtë për të kuptuar gjendjen e Flamurtari, mund të përmenden edhe fjalët e Vangjelit: “Na ka djegur shumë ai barazim. Pikët e lëna me ekipet e vogla na duhen në fund”. Kjo ishte ideja e mbrojtësit të bardhebluve, që për “Zona Gol” ka treguar edhe eksperiencën e dështuar në Australi:

“Doja një eksperiencë tjetër në një kampionat që nuk e njihnim. Është një futboll ndryshe nga ai në Europë. Shkova në sezonin e dytë, por vendosa të rikthehesha te Tirana. Prioritet e mia kanë qenë të mëdha, kudo kam luajtur. Atë dua edhe te Tirana, të fitoj trofe.

Gjatë këtyre javëve, kemi humbur me Partizanin dhe Kukësin, por sidomos ai barazim me Flamurtarin na ka djegur më shumë. Pikët me ekipet e vogla, si Flamurtari, që kishte probleme, do të na nevojiteshin më shumë në fund. Ai barazim në ka lënë pak pasoja, sepse duhet ta kishim mbyllur më parë ndeshjen.

Duhet të kemi këtë qetësi që kemi tani, pas fitores me Laçin, t’i zgjidhim brenda problemet që mund të kemi. Çfarë nuk funksionon? Ekipi ka funksionuar mirë, ka shprehur lojë te mirë. Prandaj na vjen keq, sepse nga gabime individuale jemi ndëshkuar. Pra nuk kemi probleme në mbrojtje, e kemi marrëdhënien shumë të mirë në ekip. Më jep siguri dhe kënaqësi fakti që ekipi, edhe kur ka humbur, ka prodhuar, Kam besim se do të ketë vazhdimësi Tirana”, ka thënë Vangjeli. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.