Kristal Abazaj në fushë, sytë nga… Lokereni

Kristal Abazaj është me valixhe në duar, pasi tek Anderlehti nuk e kanë në plane. Gjithsesi sulmuesi shqiptar është i vendosur të tregojë vlerat e tij dhe nuk dorëzohet, por stërvitet fort çdo ditë. Për këtë ai nuk e ka humbur mundësinë të luajë me ekipin e dytë të belgëve.

Abazaj ka qenë titullar në takimin që Anderlehti ka zhvilluar Tubize dhe ka përfunduar me rezultatin 3-3.  Luka Axhic dje Mohamed Daud, që gjithashtu sikurse Abazaj nuk janë grumbulluar në fazë, nuk u aktivizuan.

Sulmuesit shqiptar i vjen në ndihmë përgatitja dhe ndeshjet në këtë periudhë, pasi për të ka një interesim nga Lokereni. Dëshira e tij është që të mbetet në elitën e futbollit belg dhe diçka të tillë ia ka kërkuar edhe Anderlehtit. Shumë shpejt do të mësohet e ardhmja e ish-lojtarit të Luftëtarit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *