Kriss Hyseni, vizitori një ditor!

0

Lojtari ka dalë në stërvitje, por vetëm për një seancë. Dje, nuk ka qenë i pranishëm dhe duket se nuk do të kthehet më. Mesfushori me probleme ambientimi dhe me Laçin pas vetes duket se nuk do veshë më fanellën

Eraldo Harlicaj

Duket e çuditshme, por do të jetë e vërtetë. Një histori e pazakontë ka ndodhur në ekipin e Partizanit. Ashtu siç “Sport Ekspres” kishte paralajmëruar Kriss Hyseni është shfaqur në stërvitjen e së premtes duke zhvilluar një seancë të plotë me “demat”, por dhe kjo mund të jetë e fundit për të me fanellë e kuqe. 18-vjeçari nuk është përshtatur me ambientin dhe duket se nuk do të kthehet më me të kuqtë, një “blitz” i shpejtë në këtë merkato për “demat”, por prej atyre filmave të djegur dhe jo me shkëlqim. Futbollisti i ri duket se është “trembur” dhe nuk dëshiron që të kthehet më.
Marrëveshja – Partizani kishte arritur marrëveshjen për afrimin futbollistët dhe sipas të gjitha diskutimeve afrimi i tij ishte lënë pas mbarimit të ndeshjes me Ferencvaroshin. Diçka e tillë ndodhi dhe të premten, 18-vjeçari doli në stërvitje me të kuqtë, por duket se kjo seancë do të jetë edhe e fundit për të, pasi nuk i ka pëlqyer dhe nuk ka gjetur veten. Drejtuesit e “demave” e kishin mbyllur me lojtarin dhe parimisht ishte gjithçka gati për të shkuar edhe drejt kontratës.
Seanca – Futbollisti ka zhvilluar një seancë të plotë me ekipin e Partizanit në kompleksin “Internacional” të Pezës. Ai është bashkuar me grupin dhe e ka përballur mirë ngarkesën, ndërsa edhe stafi teknik, por edhe Sulejman Starova e kanë mbështetur futbollistin, por kjo nuk i ka mjaftuar Kriss Hyesni që nuk ka dalë gjatë përgatitjeve të ditës së djeshme.
Mundësitë – Një ndër arsyet kryesore se pse futbollisti nuk ka dalë në stërvitje është fakti që nuk i ka pëlqyer ambienti te skuadra dhe mikpritjes që i kanë bërë. Ky mund të jetë thjesht një justifikim, pasi “Sport Ekspres” zbulon se ekipi i Laçit është vendosur nën gjurmët e Hysenit. Me shumë mundësi futbollisti do të përfundojë te kurbinasit.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.